Tech

Gjigantët teknologjikë nënshkruajnë marrëveshje për të luftuar ndërhyrjen zgjedhore të Inteligjencës Artificiale!

Një grup prej 20 kompanish teknologjike kanë njoftuar se kanë rënë dakord të punojnë së bashku për parandalimin e përmbajtjeve mashtruese të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale të cilat po ndërhyjnë në zgjedhjet e mbarë globit. Marrëveshja teknologjike e cila u njoftua në Konferencën e Sigurisë së Munihut u nënshkrua nga kompani si OpenAl, Microsoft, Adobe, dhe Meta me platformat e saj.

Ky dakordim përfshin angazhime për të bashkëpunuar në zhvillimin e mjeteve për zbulimin e imazheve mashtruese, videove, audiove dhe fushatave ndërgjegjësuese me përmbajtje të rreme. Megjithatë, nuk është specifikuar një afat kohor për përmbushjen e angazhimeve apo se si kompanitë do t’i zbatojnë ato.

“Unë mendoj se dobia e kësaj marrëveshjeje është numri i madh i kompanive që e nënshkruajnë atë”,-tha Nick Clegg, president i çështjeve globale në Meta Platforms. Ndërkaq, Al po përdoret edhe për të bindur njerëzit të mos votojnë. Në janar, një thirrje robotike me audio të rreme të presidentit amerikan Joe Biden qarkulloi duke u kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë zgjedhjeve presidenciale. Por, pavarësisht popullaritetit të Al, kompanitë teknologjike do të përqendrohen në parandalimin e efekteve të dëmshme të saj.