Showbiz

Gjithçka ishte gënjeshtër, Miley dhe Liam janë bashkë por a do të ketë martesë?!

Ditën e kaluar burime pranë çiftit të famshëm Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus rrëfyen se ata i dhanë fund sërish lidhjes së tyre pasi aktori dëshiron të ketë fëmijë shumë shpejt ndërsa këngëtarja ende nuk është gati.

Orë më vonë ata u fotografuan duke dalë nga aeroporti së bashku dhe video e këtij momenti menjëherë u bë virale duke hedhur poshtë këto spekulime që trazuan rrjetin.

Ata janë bashkë dhe janë shumë të lumtur shkruajnë burime pranë çiftit për “E News”. Sa i përket vendimit për t’u martuar kjo gjë është ende e paqartë pasi e vërteta qëndron se Miley është shumë e re për të krijuar familje dhe për të ndërmarrë përgjegjësi të tilla.