Botë e Çuditshme Lifestyle

Gjithçka që duhet të dini për ‘Miping Cafe’, lokalin në Japoni i stërmbushur me derra!

Kafenetë e derrave në Japoni janë bërë virale. ‘Mipig Café’ në Harajuku është ndër 10 kafenetë e derrave në Japoni, duke përfshirë një në ishullin kryesor më verior të Hokkaido dhe një tjetër në Fukuoka në ishullin jugor Kyushu.

I pari u hap në Tokio në 2019 ndërsa dy të tjera pritet të hapen më vonë këtë vit. “Çdo derr është unik. Secili ka personalitetin e tij. Ju mund të vini re se një mund të jetë kokëfortë dhe një tjetër mund të jetë i butë”-tha Shiho Kitagawa, një nga pronarët e Mipig i cili i referohet derrave si “buta-san”.

Klientët paguajnë 14€ për 30 minutat e para në shoqërinë e derrave. Kërkohet një rezervim. Kafeneja nuk investon në reklama. Ndërkaq, disa njerëz kanë ngritur pyetje etike nëse kafshët e shijojnë përvojën po aq sa njerëzit. “Duhet të jetë stresuese të prekesh dhe të përkëdhelesh nga të huaj”-tha Sachiko Azuma, kreu i PEACE me bazë në Tokio, që synon t’i japë fund mizorisë dhe shfrytëzimit të kafshëve.

Dr.Bruce Kornreich, profesor i shkencave klinike në Kolegjin e Mjekësisë Veterinare të Universitetit Cornell në Itaka, New York, tha se bashkëveprimi me kafshët mund të ulë presionin e gjakut dhe të reduktojë dhimbjet e kokës dhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ai gjithashtu rrit ndjenjën e mirëqenies dhe i ndihmon njerëzit të përballen me stresin.

Ka prova në rritje se shoqërimi dhe mbajtja e kafshëve shtëpiake mund të ofrojë përfitime për shëndetin mendor dhe fizik për njerëzit.