Health & Beauty

Gjithçka që duhet të dini për ngjyrën e strijave në trupin tuaj!

Strijat shfaqen në trup si pasojë e tepricës apo të humbjes së vrullshme të peshës trupore. Strijat mund të kenë ngjyra të ndryshme, varësisht nga faza në të cilën gjenden. Nëse janë të kuqe, atëherë janë shenjë e parë e zgjatjes së lëkurës, mirëpo në këtë fazë mund të shërohen. Kremrat me bazë kolagjeni që nxisin elasticitetin e përtëritjes së qelizave të lëkurës, mund të jenë një ndihmë e madhe.

Nëse strijat nuk shërohen, me kalimin e kohës marrin ngjyrë të kuqe, kryesisht pas shtatzënisë, shtimit të peshës trupore apo stërvitjeve të tepërta. Këto ngjyra ende mund të trajtohen me kremra, mirëpo nuk është e sigurt a do të keni ndonjë rezultat. Me përtëritjen e lëkurës, strijat me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë zbehen dhe në fund bëhen të bardha, të tejdukshme dhe të shkëlqyeshme.

Në këtë fazë nuk mund të bëni asgjë, përveç se t’i trajtoni me lazer. Ndërkaq, celuliti ‘sulmon’ 90% të popullatës së grave, por efekti i lëvores së portokallit mund ta shmangë këtë. Ekspertja Celia Monto ka treguar që kryqëzimi i këmbëve çon në shfaqjen e celulitit. Ndërkaq, ajo nënvizon se:

Celuliti më i madh shfaqet për shkak të qëndrimit të ujit në trup. Mirëpo, ulja me këmbë të kryqëzuara gjithashtu është gabim, sepse zvogëlon qarkullimin e gjakut dhe të lëngjeve limfatike përreth këmbëve tona.