Celebrities Gossip Health & Beauty Ndryshe

Elios Bino ekskluzivisht për TAR: “Artistet kanë më shumë celulit!”

I ftuari i parë i këtij episodi në ‘Ndryshe’ ishte Elios Bino, i cili ka kompaninë e tij ku kujdeset për shkrirjen e celulitit dhe rimodelimit të trupit të vajzave. Lidhur me shërbimet që ai ofron ka zbuluar më shumë për TAR duke iu përgjigjur pyetjeve të Salsanos dhe Adit.

Si e ka nisur kërë profesion kaq interesant dhe jo shumë të dëgjuar në vendin tonë Elio?

Unë u bëra mbi 13 vite. Fillimet e mia i kam nisur në Tiranë. Më kishin mësuar kinezët, bëja parukerinë aty, më thanë që jam i talentuar dhe në masazhe e gjëra dhe pastaj aty më dhane dhe ata një dorë. Pastaj shkollën në Rusi, dy vite shkollë. Rusia mbahet për teknikat më të forta. Kam punuar dhe në Zvicër. Tani kam kompaninë time për celulitin, masazhet relaks, tonifikimin, baltrat, elektrodat, që të gjitha. 

A kanë celulit përgjithësisht shqiptarët?

Patjetër që kanë. Ka pafund celulit, sepse ne hamë, pimë, dalim natën. Celuliti është ind dhjamor që mund të shkrihet, tonifikohet. 

Si funksionin procesi i heqjes së celulitit dhe rimodelimit të trupit?

Duhet të bëhet njëherë balta 30 minuta, kemi balta me spec djegës, me arrë kokosi, pastaj vjen rimodelimi. Mbahen vetëm të brendshmet njëpërdorimshme veshur. Bëhet 3 deri në 4 herë në javë, jo më shumë pasi dëmtohen venat. 

Në Shqipëri më shumë celulit ka populli i thjeshtë apo artistët/ personazhet e njohur sipas Elios?

Vajzat kanë më shumë celulit. Edhe artistët kanë celulit, artistët kanë më shumë celulit.