Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.
Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Ditën e djeshme, përmes ‘telefonit të erës’ banorët kanë zbuluar të pathënat e tyre ndaj njerëzve që nuk patën mundësi t’u thonë diçka. Gjatë një “telefonate” me babanë e ndjerë, Egla u përlot.
Alo ba. Ç’bëhet andej nga ty? Si shkojnë punët? A qesh? Je plakur? Mos më thuaj (qesh). Miri është rritur, ka dy fëmijë. Berti ka dy vajza. Unë mbahem, mbaj mamin. Goca e babit… Pa merak fare. Të mbaj mend shumë mirë. Të kam në mendje dhe në zemër. Mos ki merak fare për mamin… Do shihemi…