Celebrities Showbiz

Hilary Duff tregon momentet e vështira të lindjes në shtëpi ku çdo nënë e re mund të frymëzohet!

Aktorja e dashur e filmave për adoleshentë, Hilary Duff është bërë nënë për herë të tretë, marsin e këtij viti. Ajo dhe bashkëshorti i saj Matthew Koma u bekuan këtë vit me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Mae James Bair.

Vetëm disa muaj pas lindjes, ylli i filmave amerikanë zgjodhi të ndajë me ndjekësit e saj, momentet e bukura, por dhe të vështira të lindjes në shtëpi.

Ndihem gati të ndaj me ju disa fotografi nga dita e  lindjes së Mae! Që unë të ndihesha e sigurt gjatë lindjes ishte thelbësore që të kisha sistemin e duhur mbështetës. Sasia e përsosur e hapësirës, ​ humorit, qetësisë dhe njerëzve që mbështesin fuqinë time. Bashkëshorti im është spiranca më e qetë në dhomë kur unë ndjehem sikur ngjitem në mure. Mamaja ime ishte atje për të na përgatitur ushqime ndërsa shikonte  me një buzëqeshje të madhe nervoze e priste të bëhej gjyshe sërish.

Ajo shtoi se:

Kjo është punë e vështirë…çdo mënyrë që një grua sjell në jetë një fëmijë është. Nga shtatëzënia, deri te lindjet në spital ose në shtëpi, ushqyerja  me gji dhe rritja e këtyre qenieve të vogla me përgjegjësi, për t’i bërë qytetarë të besueshëm, të mirë të botës. Një aventurë e lodhshme, magjike, e mrekullueshme… Pra brohorisni nëna të plotfuqishme. Ju bëni që malet të lëvizin çdo ditë.