Music

Hitet më të mira të vitit 2023 vijnë për ju nga DeeJay-t e TAR!

Top Albania Radio promovon muzikën më të zgjedhur shqiptare dhe të huaj, me edicionet informative dhe një larmi programesh kulturore. 25 vjet transmetim, për të dhënë më të mirën. Ky artikull ju rikujton këngët më të dashura të këtij viti, disa prej të cilave, është e pamundur të mos i keni dëgjuar të paktën një herë në makinën tuaj nën frekuencën tonë.

E kush më mirë mund ta bëjë këtë se Dj-t tanë rezidentë? Këtu do të gjeni disa nga këngët më të mira të këtij viti që dalëngadalë po mbyllet. Kështu që teksa lini pas 2023, mirëprisni krahëhapur vitin 2024 me tingujt e disa nga hiteve më të mira që e dimë se do t’ju pëlqejnë dhe juve…

Dori Dj’s Top 20 Songs Of 2023

Top Albania Radio gjithmonë rezervon surpriza për të gjithë dëgjuesit e saj. Këtë herë ne kemi menduar të sjellim sërish në vëmendjen tuaj disa nga këngët më të mira të këtij viti. Në këtë playlist, Dori Dj do të na njohë me përzgjedhjen e tij. Ai është një ndër Dj-të më të njohur të jetës së natës si dhe ka miksuar krah Dj-it me famë botërore, Tiesto në “Havana Sun Festival”.

Karriera e tij ka nisur në “Top Albania Radio” dhe kurrë nuk është larguar prej saj, por qëndron duke seleksionuar me shumë kujdes muzikën dhe menaxhuar programet e TAR. Teksa jemi në ditët e fundit të vitit 2023, le të njihemi me disa nga hitet e këtij viti, të cilat sipas Dori Dj, janë ato që e bënë 2023 të ndihet më mirë nën ritmet e muzikës së duhur. Zbuloni 20 këngët më të mira të vitit të përzgjedhura më së miri nga Dori Dj…

1. Dua Lipa – Houdini

2. The Beatles – Now And Then

3. Miley Cyrus – Flowers

Dj Vini’s Top 20 Songs Of 2023

Dj Vini është një nga Dj rezidentë të Top Albania Radio-s, ndër ata që kanë më shumë vite që punojnë në familjen e madhe të kësaj radio dhe ndër ata që punën e bën me shumë pasion. Një prej Deejay më të kërkuar në Tiranë, në clubet më në zë dhe jo vetëm. Jo vetëm kaq, tashmë Vini është dhe regjisori i “Wake Up” këtë sezon të ri.

Ne ju sugjerojmë të zgjidhni një shoqëri të mirë, ngrini volumin e radios më të mirë në vend dhe shijoni muzikën magjepsëse pasi ai do të sjellë për ju muzikën më të mirë, të përzgjedhur me shumë kujdes, si dhe artistët më të talentuar me projektet më të suksesshme muzikore. Mos u shqetësoni, Dj Vini do të sjellë për ju hitet më të mira të 2023 për një fundvit më ndryshe dhe plot pozitivitet!

1. Miley Cyrus – Flowers

2. Iniko – Jericho

3. Tiësto – Drifting

Saix Dj’s Top 20 Songs Of 2023

SAIX, një nga shtyllat e postproduksionit në Top Albania Radio, DJ dhe Producer. Me fillesat e tij në radiot lokale në vendlindjen Gjirokastër, Saimir Mevlani, njohur ndryshe si SAIX, i është bashkuar stafit të Top Albania Radio-s prej vitit 2012.

Dj SAIX e keni dëgjuar prej kohësh tashmë në emisionin e tij në Top Albania Radio, “Top Albania Classics” çdo të shtunë me muzikën e tij të përzgjedhur të rrymës house dhe deep house. SAIX sjell një buqetë me hitet klasike te House, ato që ju kujtojnë kohët më pak të ndërlikuara dhe që frymëzojnë brezat për krijimtari origjinale në vend të ripaketimit. Zbuloni 20 këngët më të mira të vitit të përzgjedhura për ju nga Dj SAIX…

1. Martin Garrix & Lloyiso – Real Love

2. NF – HAPPY

3. Ed Sheeran – American Town

XXL Dj’s Top 20 Songs Of 2023

Dj XXL ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe gjithashtu një ndër Dj resident të radios shumë të dashur për të gjithë dëgjuesit, Top Albania Radio. Padyshim që me XXL jeni njohur gjatë të dielave në “Selected By” me muzikën më të mirë të përzgjedhur prej tij, por ai gjithashtu na shoqëron çdo ditë në “Një Këngë Për Ty” dhe jo vetëm.

Teksa po i afrohemi fundit të këtij viti, Dj XXL na vjen me dhuratën e tij të fundvitit për të gjithë dëgjuesit besnikë të Top Albania Radios-s. Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë Dj jonë, ku ndër to mbizotërojnë disa nga hitet më të bujshme të vitit, artistët më të mëdhenj dhe këngët që na kanë mbetur gjatë në mendje. Ja 20 këngët më të mira të 2023 sipas Dj XXL…

1. Miley Cyrus – Flowers

2. Calvin Harris, Sam Smith – Desire

3. Dua Lipa – Dance The Night

Danko Dj’s Top 20 Songs Of 2023

Sezoni i dimrit ka ardhur dhe të gjithë ne kemi nevojë për energji dhe sigurisht këtë na e garanton playlist-a e Danko Dj. Ai është një djalosh i ri që e nisi karrierën e tij krejt rastësisht duke zbuluar më tej pasionin e tij për muzikën dhe talentin për të miksuar në mënyrën më të bukur.

Ju mund të dëgjoni dhe mix-et e tij në “Selected By” e jo vetëm. Krahas punës në Top Albania Radio, Danko është dhe një nga Dj më të kërkuar dhe të preferuar të jetës së natës. Teksa jemi drejt ditëve të fundit të 2023, le t’i hedhim një sy hiteve më të mira të vitit sipas Dankos… Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme që do të sjellë ai.

1. Jack Harlow – Lovin On Me

2. Doja Cat – Paint The Town Red

3. Tyla, Travis Scott – Water

Ankloe Dj’s Top 20 Songs Of 2023

Kloi Vladi është Dj e vetme vajzë dhe gjithashtu më e reja që Top Albania Radio ka patur ndonjëherë, e cila rrugëtimin në TAR e ka nisur me një dashuri shumë të madhe. Dashuria e saj për muzikën ka filluar në një moshë fare të vogël, ku tashmë ka tre vite që e praktikon profesionin e saj si DeeJay.

Këtë herë Dj Ankloe do të jetë në krye të kësaj playlist-e, e cila sjell muzikë shumë të bukur, me këngë të mirëpërzgjedhura nga ajo. Dj Ankloe ka zgjedhur që ta bëjë fundin e 2023 të paharrueshëm me muzikën më të mirë. Nuk mund të mungojë as muzika më “IN” e momentit. Ja cilat janë sipas saj 20 këngët më të mira të vitit që po lëmë pas…

1. Nico de Andrea feat. Amira Eldine – Like Water

2. RACK – Favela

3. Deeperise – Raf ft. Jabbar

Wizii Dj’s Top 20 Songs Of 2023

Ergys Daci apo siç të gjithë ju e njihni me emrin e tij të artit, Wizii Dj, është një ndër Dj më të kërkuar të jetës së natës. Eksperiencën e tij në radio e ka nisur në 2016-ën ndërkohë që pjesë e TAR është bërë një vit më vonë.

Fokusi i tij kryesor janë rrymat “Dance”, “Pop”, R&B”, “House” dhe “EDM”. Përzgjedhjen e tij muzikore mund ta keni dëgjuar në “Selected By” dhe jo vetëm. E këtë herë ai vjen me dhuratën e fundvitit. Një playlist e veçantë me një larmi rrymash, duke nisur nga Dance, Hip-Hop, R&B e deri tek hitet më të dashura për të gjithë. Wizii na njeh këtë herë me 20 këngët më hit të këtij viti

1. David Guetta, Anne-Marie, Coi Leray – Baby Don’t Hurt Me

2. Chris Brown – Summer Too Hot

3. Libianca – People

Roi Dj’s Top 20 Songs Of 2023

Roi Kola apo siç njihet me emrin e tij të artit si Roi Dj, është një nga Dj më të rinj që i është bashkuar Top Alabnia Radio-s së fundmi. Pasioni i tij më i madh është muzika dhe fitness-i, të cilat ai thotë se i japin adrenalinë dhe dëshirë për të ecur përpara.

Edhe pse ende i ri në moshë, vetëm 18 vjeç, Roit nuk i mungon dëshira dhe entuziazmi për të mësuar çdo ditë diçka të re. Dhe këtë na e ka treguar çdo ditë me punën e tij të palodhur dhe me përzgjedhjen e tij muzikore që nuk ka gabuar asnjëherë.

Këtë herë Roi vjen me të tjera përzgjedhje për të gjithë dëgjuesit e Top Albania Radio-s. Nga këngët më ‘In’ të momentit, e deri ato më me ritëm dhe më të pëlqyerat e publikut, ja se cilat janë 20 këngët më të mira të vitit 2023 sipas tij

1. Calvin Harris, Ellie Goulding – Miracle

2. Miley Cyrus – Flowers

3. Dua Lipa – Dance The Night