Bota

Hyri në kështjellën Windsor për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth, ja me sa vite burg do të dënohet Jaswant Singh Chail!

Një 21-vjeçar, i cili u përpoq të depërtonte në Kështjellën Windsor në Krishtlindjet e vitit 2021, duke mbajtur një hark dhe me një maskë të Star Wars, për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth, është dënuar me nëntë vjet burg. 21-vjeçari kishte planifikuar vrasjen me ndihmën e një chatboti të inteligjencës artificiale. Ai do të vijojë të qëndrojë në spital derisa të vlerësohet i aftë për të vuajtur dënimin në burg.

Jaswant Singh Chail u ngjit në kështjellën Windsor në një shkallë litari najloni në ditën e Krishtlindjes 2021 i armatosur me një hark të ngarkuar ndërsa mbante një maskë metalike të frymëzuar nga Star Wars. Ai tha: “Unë jam këtu për të vrarë Mbretëreshën” kur ai u ndalua pranë rezidencës private të monarkes së ndjerë.

Ndërkaq, i riu duket se ka aplikuar pa sukses për pozicione në Policinë e Ministrisë së Mbrojtjes (MDP), Ushtrinë Britanike, Marinsat Mbretërore, Marinën Mbretërore dhe Gardën Grenadier në të kaluarën në një përpjekje për t’u afruar me familjen mbretërore.