Showbiz

I bërtet nipit për veshjen si princeshë, Lewis Hamilton bën autokritikë

Pak ditë më parë Lewis Hamilton ka publikuar një video të shkurtër në rrjetet e tij sociale ku shfaqet shumë i zhgënjyer nga nipi i tij që kishte veshur një fustan princeshe.

Ai madje i ka ngritur zërin vogëlushit duke i bërtitur se djemtë nuk vishen kurrë me fustan, kjo është diçka që sipas tij i përket vetëm vajzave.

Kjo video menjëherë ka irrituar publikun dhe median të cilët çdo ditë janë në luftë me seksizmin. Ai ka kërkuar menjëherë falje dhe e ka fshirë këtë video nga rrjetet e tij sociale.

4 herë kampioni i “Formula 1” së fundmi është fotografuar me nipin e tij i cili sërish kishte veshur një fustan princeshe. Kjo foto që po qarkullon online shërben si një autokritikë e sportistit për gabimin që bëri më parë.