Showbiz

I propozoi për martesë 3 herë, Madonna refuzon stilistin e njohur

Mbreti i modës, Jean Paul Gaultier nuk arriti dot të fitojë zemrën e Madonnës edhe pse i ka propozuar 3 herë për martesë.

Ish-drejtuesi artistik i “Hermes” në një intervistë të dhënë së fundmi tregoi se si mbretëresha e muzikës pop, e refuzoi shumë ftohtë.

Megjithëse ai ka qenë i dashuruar pas saj prej vitesh ka arritur të ruajë me të edhe një marrëdhënie shoqërore e profesionale.

Jean Paul Gaultier ka stiluar disa nga veshjet ikonë të Madonnës.