Celebrities Live From Tirana

Ikja e shqiptarëve jashtë vendit/Erion Kristo: “Do vijë momenti që do të na e bëjë Edi Rama gjilpërën”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth studimeve të Eurostat në lidhje me ikjen e shqiptarëve, praktikisht 700 mijë shqiptarë të larguar që nga viti 2008, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike gazetari i njohur, Erion Kristo. Pse pas kaq shumë vitesh demokraci ende Shqipëria nuk po bëhet një vend që të mbajë vendasit e saj?

Kemi një vend ku mungon siguria e jetës, e pronës, siguria ekonomike, shëndetësore dhe ku arsimimi është një shaka e madhe. Ne nuk kemi ngritur linjat kryesore ku ecën jeta njerëzore. Arsyeja pse unë nuk kam ikur është se nuk ndihem mirë në një vend që më parakalojnë njerëz nga e djathta. Unë përpiqem që të bëj diçka të mirë, serioze, pozitive por shoh papritmas njerëz të tjerë që më parakalojnë anash. Ndodh edhe që në shoqërinë tonë të anashkalojnë njerëzit. Ne mund të jemi i vetmi vend në botë që nuk ka sistem matje. Nuk e dua një sistem që më ofendojnë sepse përpiqem të ruaj marrëdhënien me këtë tokë. Kur thotë ndonjëri që dua të iki ose do të iki fjalia më e përdorur nga njerëzit është: ‘Ik e thefsh qafën’. Kjo fjali e thënë nga shqiptarët është ajo që i bën shqiptarët të ikin. Shqiptari ikën për shkak të urrejtjes që kemi për njëri-tjetrin. Nuk mund të rrijnë në një vend që janë të gjithë profesora, të mëdhenj, VIP-a dhe thua: ‘Po unë çfarë dreqin bëj këtu’. Njerëzit edhe kur i kanë punët në terezi ikin sepse mungon qetësia. Nëse unë iki dhe thyej qafën, ok dakord po iki por ikja ime do të dëmtoj ty që nxjerr nga goja këtë fjalë, sepse nuk e kupton mallkimin dhe sharjen sepse nuk ke analizë për të bërë. Do na vijë një moment që do na vi Edi Rama të na e bëjë gjilpërën sepse nuk do të ketë më njeri, do ikin të gjithë. Nuk ka njerëz që punojnë më, nuk ka infermier, nuk ka mjekë, nuk ka bukëpjekës, nuk do të ketë as kamionistë. Një njeri që ikën lë një grop mbrapa.