Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Ilda Bejleri poston foton e parë pas lindjes së vajzës së saj!

Ilda Bejleri është një nga prezantueset më të njohura për sa i përket emisioneve sportive në vendin tonë. Para pak muajsh moderatorja bukuroshe postoi një foto në rrjetin e saj social Instagram dhe zbuloi për herë të parë barkun e saj të rrumbullakosur. Ajo zgjodhi që ta konfirmonte shtatzëninë e përfolur prej muajsh nëpër media përmes një fotoje mjaft të bukur.

Para pak ditësh Ilda ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Siena. E vetëm pak ditë pas lindjes bukuroshja duket se është shumë në formë dhe këtë e ka treguar me foton e postuar së fundmi në Instagram, ku shkruan:

Mami e re në qytet

Moderatorja asnjëherë nuk ka dashur të flasë për jetën private dhe megjithëse prej dy vitesh kishte pranuar që ishte e dashuruar, por nuk na tregoi asnjëherë cili është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën. Profili i tij mbetet i panjohur për publikun, teksa duket se edhe në ditët e saj më të ëmbla Ilda ka preferuar ta mbajë gëzimin vetëm për vete duke ndarë shumë pak me publikun.

Kujtojmë gjithashtu se para disa muajsh teksa Ilda drejtonte edhe një emision me tematikë me fëmijë dhe mama, e pyetur nëse do ta shihnim nënë së shpejti, përgjigja e saj na tregoi se nuk ishte në planet e afërta të prezantueses, por në momentin e duhur, megjithatë nuk e përjashtoi si mundësi që jeta mund t’ja sjellë si surprizë.