Tech

Inteligjenca ukrainase kryen sulm kibernetik ndaj partisë ruse? Çfarë dihet deri tani?

Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës ka kryer një “sulm kibernetik në shkallë të gjerë” ndaj burimeve të partisë në pushtet në Rusi, Rusia e Bashkuar, tha një burim nga ky shërbim special për Radion Evropa e Lirë më 26 prill. Sipas të dhënave të këtij shërbimi:

Shërbimet e partisë dhe ueb-faqet, por edhe domenet ER.RU dhe Edinros, aktualisht janë nën sulm.

Sipas burimit:

Inteligjenca ukrainase pretendon se pavarësisht deklaratës së lëshuar nga Rusia e Bashkuar se puna e infrastrukturës kritike digjitale po funksionon, disa nga burimet kanë dalë jashtë funksionit.

Mëngjesin e 26 prillit, partia në pushtet e Rusisë tha se është goditur nga një sulm i madh kibernetik. Në mars të këtij viti, Inteligjenca ushtarake ukrainase, e njohur me shkurtesën GUR, tha se shërbimet e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë u përballën me një sulm kibernetik dhe se ekspertët e inteligjencës ukrainase patën qasje në informacione sekrete të kësaj ministrie. Njoftimi për sulmin e pretenduar vjen teksa pushtimi i paprovokuar i Ukrainës, që nisi Rusia më 2022, po vazhdon.

Ju rikujtojmë se, me propozimet e reja për ndryshime në Kodin Penal, sulmet kibernetike në infrastrukturën kritike, shpërndarja e viruseve ose e “Maleware”, “Softwere-ve” të dëmshëm, hacking dhe hyrja e paligjshme në sisteme klasifikohen si një vepër penale e emërtuar “Terrorizëm Kibernetit”. Në këtë vepër penale përfshihen edhe sulmet D-DOS, vjedhja e të dhënave të ndjeshme si dhe anonimëzimi për të fshehur identitetin për të vepruar në dëm të sigurisë publike me shkaktimin e dëmeve të rënda. Propozimi i ndëshkimit për të përfshirët në “Terrorizëm Kibernetit” është 20 vite burg. Krahas ndryshimit të kodit penal në Komisionin e Ligjeve nisi diskutimi projekt ligjit për “Sigurinë Kibernetike”.