Showbiz

Irina dhe Bradley prindër fanatikë

Çifti i famshëm Irina Shayk dhe Bradley Cooper u bënë për herë të parë prindër të një vajze në mars të vitit të kaluar dhe që pas lindjes së saj gjërat kanë ndryshuar.

Ata nuk e kanë shfaqur kurrë vogëlushen e tyre në media madje kanë rralluar edhe daljet e tyre në çift. Aludohet se tashmë që në jetën e tyre ka ardhur Lea de Seine, dyshja ka vendosur të bashkëjetojë.

Për herë të parë pas një viti ata janë fotografuar në bregdetin e Los Angeles teksa shohin vogëlushen e tyre duke u argëtuar. Miqtë e tyre janë shprehur për median online se Bradley dhe Irina janë prindër fanatikë dhe nuk dëshirojnë ta ekspozojnë vajzën e tyre.

Ata do të përpiqen ta mbajnë larg kamerave për aq kohë sa të munden ndërkohë që roli i tyre si prindër është gjëja me rëndësishme për ta, për këtë arsye momentalisht janë shkëputur edhe nga puna e tyre.