Celebrities link in bio Sport

Cristiano Ronaldo udhëton drejt Portugalisë për të surprizuar nënën e tij! Ja çfarë bëri fituesi i 5 herë “Topit të Artë…“

Cristiano Ronaldo vazhdon të mbetet në qëndër të vëmendjes edhe pas transferimit të tij në klubin “Al Nassr“ në Arabinë Saudite. Teksa po shijon pushimet e ndërprerjes së kampionatit, fituesi i pesë herë të “Topit të Artë“ vendosi të surprizoi nënën e tij. Futbollisti shkoi në Portugali nga Arabia Saudite për të festuar ditëlindjen e 69-të, të nënës së tij, Dolores Aveiro, si dhe për të mirëpritur vitin 2024 me familjen e tij. Portugezi e ka theksuar gjithmonë lidhjen e fortë me nënën e tij dhe për ditëlindjen e saj të 69-të i ka bërë edhe një dhuratë të veçantë.

Ka qënë pikërisht djali i madh i Ronaldos që e ka çuar gjyshen e tij në garazhin e familjes duke i treguar dhuratën e saj për 69 vjetorin. Dhurata nuk ishte as më pak e as më shumë sesa një “Porsche Cayenne” në ngjyrë të zezë me vlerë rreth 100,000 euro. E ëma u emocionua jashtëmase nga kjo dhuratë e djalit të tij. Përveç kësaj, Ronaldo solli këngëtarin e saj të preferuar Luan Santana në festën e nënës së tij. Ai e falënderoi duke i dhuruar atij një orë të re Rolex. Cristiano e nuk e ka fshehur asnjëherë lidhjen e veçantë që ka me nënën e tij. Në shumë intervista ai ka folur për sakrificat që ajo ka bërë për ta rritur, sidomos edhe pas ndarjes nga jeta të babait të tij kur futbollisti ishte ende në një moshë të re. Madje shume media prestigjoze, kanë cilësuar pikërisht nënën e futbollistit si arsyen e ndarjes së Cristiano Ronaldos me modelen Irina Shayk disa vite më parë.