Bota Botë e Çuditshme

Ish-bashkëshorti e inkurajonte të hante sa më shumë, gruaja më e shëndoshë në botë vjen me një rrëfim emocional!

Zsalynn Whitworth dikur ishte gruaja më e shëndoshë në botë. Në vitin 2012, 42-vjeçarja Zsalynn shkoi në zyrën e Dr. Younan Nowzaradan dhe kishte vendosur të humbiste peshë. Ajo kishte një pengesë të madhe, bashkëshortin e saj Gareth. Siç thoshte ai, gruaja e tij ishte shumë tërheqëse për të me një mbipeshë kaq të madhe, prandaj nuk donte që Zsalynn të humbiste peshë.

Ajo ishte e vendosur të përmirësonte shëndetin e saj të përkeqësuar dhe cilësinë e jetës, por Gareth ishte kundër saj. Për më tepër, jo vetëm që nuk donte që gruaja e tij të humbiste peshën e tepërt, por besonte se ajo duhej të shtonte më shumë peshë.

Zsalynn arriti të humbiste mbi 100 kg, sasia që i duhej të miratohej për një bypass gastrik. Me kalimin e kohës, ajo humbi rreth 215 kilogramë dhe kujton gjithashtu momentin kur burri e dërgoi në një restorant të ushqimit të shpejtë menjëherë pas operacionit dhe porositi një pjatë që ajo nuk lejohej ta hante.

Ai e inkurajoi atë që të fillonte të fitonte përsëri peshë, mirëpo ajo mbeti këmbëngulëse dhe në rrugën e saj për të qenë më në fund e lumtur me shëndetin dhe pamjen e saj. Më pas kreu një operacion për heqjen e lëkurës së tepërt dhe vetëm pas kësaj ajo humbi 23 kilogramë të tjerë.

Në fund të atij rrugëtimi, Zsalynn e kuptoi se i shoqi nuk e dëshironte atë dhe se ai mendonte vetëm për veten dhe nevojat e tij dhe bëri kërkesën për divorc. Kapitulli i ri i jetës pati një ndikim të keq tek ajo, kështu që ajo ra në depresion të rëndë dhe u kthye përsëri në zakone të pashëndetshme dhe filloi të kërkonte rehati në ushqim.

Mirëpo, pas kësaj ajo filloi psikoterapinë dhe u rikthye në rrugën e duhur, kështu që sot ajo është një grua e lumtur dhe e shëndetshme.

E kuptova që po mashtroja veten dhe se kjo gënjeshtër po më vriste.

Zsalynn ende jeton në Teksas dhe ka gjetur dashurinë e jetës i cili është një mbështetës i vërtetë dhe një ndihmës i madhe i saj.