Showbiz

Ish-pjesëtari i “One Direction”: “Fama thuajse më vrau”

Këngëtari i famshëm Liam Payne mbrëmjen e kaluar duket se ka dhënë intervistën më të sinqertë të jetës së tij.

Duke folur për “Kiss FM”, ish-pjesëtari i “One Direction” është shprehur se të qenit i famshëm nuk është diçka e lehtë për të. Edhe pse të qenit pjesë e një grupi ka gjithashtu probleme, është më e lehtë të përballosh famëm sesa kur je i vetëm.

24-vjeçari shtoi se pasi “One Direction” u ndanë në vitin 2015 ai ra në një gjendje depresioni pasi i duhej të riniste karrierën solo dhe të bëhej i famshëm nga e para.

“Mendimi se tashmë isha i vetëm në qendër të vëmendjes ishte shkatërruese. Pasi rinisa të njihesha si Liam dhe jo si pjesëtar i grupit ishte e tmerrshme, fama thuajse më vrau” ,-shtoi këngëtari.

Sa i përket lidhjes së tij me Cheryl dhe krizës në marrëdhënie ai ka preferuar të heshtë dhe të mos japë asnjë koment.