Showbiz

James Arthur flet për herë parë mbi luftën e tij me ankthin

Këngëtari shumë i dashur britanik, James Arthur nëpërmjet një statusi në rrjetin social Twitter ka zbuluar se do të anulojë një koncert shumë të rëndësishëm pasi vuan nga ankthi.

Ai rrëfeu se ditët e fundit është pushtuar nga depresioni dhe ankthi dhe e ka të pamundur të performojë para fansave.

31-vjeçari i kërkoi ndjesë të gjithë fansave për anulimin e koncertit “Teenage Cancer Trust” duke shtuar se do të rikthehet shumë shpejt në skenë.