Showbiz

Deklarata shokuese e James Arthur: “Rita Ora më ka bërë të varur ndaj marrëdhënieve seksuale”

Në një dokumentar autobiografik të quajtur “Back to the Boy” këngëtari i famshëm James Arthur nga zbuluar me detaje anën e errët e të qenit të famshëm.

Jeta e tij e qetë nuk ishte më e tillë pas pjesëmarrjes në “X Factor” në vitin 2012. Këngëtari britanik ka rrëfyer për herë të parë se thuajse nuk mban mend asgjë nga ai konkurs pasi çdo herë shfaqej i pirë ose nën efektin e substancave narkotike.

Ai u shpreh se kulmi i famës së tij pas konkursit të madh ishte lidhja me Rita Ora-n e cila e kishte mbështetur në spektaklin e talenteve. 30-vjeçari tregoi se me këngëtaren me prejardhje shqiptare ka kaluar një lidhje të shkurtër por plot pasion.

James shtoi se marrëdhëniet seksuale me Ritën ishin aq perfekte sa besonte se lidhja e tyre do të zgjaste përgjithmonë. “Një natë ajo më tha se ishte e dashuruar me mua. Nuk mund t’u besoja veshëve dhe kur ajo më la hyra në një depresion të thellë” -u shpreh Arthur.

Pas lidhjes me 26-vjeçaren ai numëron dhjetra vajza në jetën e tij të cilave u shkruante në rrjetet sociale dhe i ftonte për të bërë seks. “Ato ishin mjete argëtimi për mua, nuk e kontrolloja dot epshin tim. Pasi Rita më la ajo më shndërroi në një njeri të varur ndaj marrëdhënieve seksuale” -përfundoi James Arthur deklaratën e tij shokuese.