Showbiz

Jared Leto rikthehet me rolin e Joker-it

Rreth dy vite më parë Jared Leto shënoi një sukses të jashtëzakonshëm me rolin e Joker-it në filmin “Suicide Squad” që u vlerësua shumë nga kritika.

Tashmë ai pritet të rikthehet sërsh me të njejtin rol por në një film kushtuar tërësisht këtij personazhi dhe kjo falë këmbënguljes së aktorit.

“Warner Bros” i ka dhënë atij dritën jeshile për të realizuar së bashku me regjisorin Todd Philips, “Joker Origin Tale”. Xhirimet për këtë film që flet vetëm për Joker-in priten të nisin së shpejti ndërkohë që aktorët e tjerë të përzgjedhur ende nuk janë zbuluar.