Aktualitet

Si do të jetë moti në këtë fillimjavë?

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, si edhe me alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht përgjatë relieveve malore të territorit nga orët e mesditës.

Mjegullinë pati përgjatë zonave luginore nga orët e mëngjesit. Era fryn me drejtim nga perëndimi e me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era arrin një shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
14/28
Diell re

Kukës
10/27
Diell re

Lezhë
16/27
Diell re

Dibër
8/25
Diell re

Durrës
15/27
Diell re

Tiranë
15/28
Diell re

Elbasan
13/29
Diell re

Berat
12/27
Diell re

Vlorë
13/26
Diell re

Korçë
7/23
Diell re

Gjirokastër
10/28
Diell re

Sarandë
14/26
Diell re