Film & Tv

Jeni duke pritur rikthimin e “Lizzie McGuire”?! Aktorja e njohur jep lajmin e keq!

E mbani mend serialin e famshëm për adoleshentë, “Lizzie McGuire”, me aktoren Hilary Duff?! Ajo luante rolin e një 15-vjeçareje, e cila së bashku me problemet e dilemat e moshës, përballej çdo ditë me jetën e saj. Në gusht të këtij viti u përhap me shpejtësi lajmi se ky serial do të rikthehej pas 15 vitesh mungesë në ekran.

Këtë herë, Hilary do të luante rolin e Lizzie-t 30-vjeçare, e cila tashmë do të ishte më e sigurt në vetvete. Ajo do të bënte punën e ëndrrave, do të kishte një buxhet më të madh dhe do të kishte në krah të dashurin perfekt. Megjithatë, Lizzie do të ishte ende në kërkim të asaj që do të vinte më pas në jetën e saj.

Seriali po pritej me padurim nga fansat, mirëpo Hilary Duff ka dhënë lajmin e keq për ndjekësit e saj.

“Kam qenë e nderuar që kam patur mundësinë te luaj personazhin e Lizzie-it. Për vite me radhë ajo ka ndikuar në jetën e shumë njerëzve, përfshi këtu dhe timen. Prekem kur shoh besnikërinë dhe dashurinë e fansave për këtë film. E di që kemi bërë shumë gjëra për një rikthim të saj, por pavarësisht përpjekjeve të të gjithëve, më duhet t’ju them se nuk do të ketë një tillë. Dua që çdo rikthim i saj të jetë i ndershëm dhe i vërtet, të shkojë në një linjë me atë që Lizzie do të ishte sot. Ai personazh e meriton diçka të tillë. Jam shumë e trishtuar dhe ju them me siguri që bëmë gjithçka, por universi s’ishte në anën tonë. Eshtë thjesht 2020-ta!”- ka thënë aktorja e cila padyshim i ka mërzitur të gjithë ndjekësit e saj.