Showbiz

Jessica Biel maskohet si bashkëshorti i saj Justin Timberlake për Halloween

Të gjithë u shkrinë së qeshuri kur aktorja Jessica Biel u shfaq në festën e Halloween e quajtur “The Casamingos” e maskuar si bashkëshorti i saj.

Ajo kishte rikrijuar një look të viteve ’00 të Justin Timberlake me një veshje fosforeshente dhe një paruke me kaçurrelat tipike të këngëtarit.

Nga ana tjetër, Timberlake pritej të shfaqej si bashkëshortja e tij duke menduar se kanë ndërruar rolet por në fakt ai u shfaq i veshur si mikrofoni i Jessicas dhe qëndronte gjatë gjithë kohës pranë saj.