Celebrities Gossip Showbiz

Jo këngë e re, por… Pas albumit, Arilena Ara zbulon surprizën e madhe!

Arilena Ara për një periudhë të gjatë nuk ishte shumë aktive me prodhime të reja muzikore, megjithatë para pak kohësh me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja bukuroshe lajmëroi se do të rikthehet. Jo vetëm me një këngë, por këngëtarja e hitit “Nëntori” është duke sjellë për dëgjuesit e muzikës së saj një album.

Ky album për Arilenën është shumë i veçantë, pasi këngëtarja ka shprehur se përfaqëson një pjesë të saj. Deri më tani me videoklip është lançuar kënga e saj solo “Aligator”, bashkëpunimi me Dafinën “Thirre policinë” dhe “Ke me mungu” që u publikua vetëm para një muaji. Duket se për këtë album vlen shprehja “fillimi i mbarë, gjysma e punës”, pasi të dy projektet e saj numërojnë miliona klikime.

Arilena vetëm pak ditë më parë lançoi audiot e plota të albumit “Pop Art” dhe duket se nuk ka të ndalur. Bukuroshja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, na ka zbuluar se ka punuar prej kohësh mbi organizimin e një festivali. Po po, mirë e dëgjuat! Arilena do të organizojë ‘Pop Art Festival’, duke e konsideruar si projektin më të rëndësishëm të jetës së saj.

Rikujtojmë se, para pak kohësh Arilena zgjodhi të provokojë pak imagjinatën e ndjekësve të saj, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim këngëtaren, me një postim të bërë së fundmi ku ka ekspozuar paksa të pasmet teksa shfaqet me rroba banjo.