Showbiz

John Krasinski risjell “A Quiet Place II” me bashkëshorten e tij

Aktori dhe regjisori hollivudian pas suksesit të filmit Thriller, “A Quiet Place”, vendosi të sjellë një pjesë të dytë të tij.

Ai do të jetë njëkohësisht regjisori dhe protagonisti në film së bashku me guran e tij, aktoren shumë të dashur të publikut, Emily Blunt.

Traileri i “A Quiet Place II” sapo është publikuar dhe menjëherë ka zgjuar kureshtjen e shikuesve mbarë botës. Evelyn Abbott shihet duke ecur në pyll me fëmijët e saj për t’i shpëtuar disa krijesave misterioze që e kanë shqisën e dëgjimit shumë të zhvilluar.

Kasti i aktorëve mbetet i njejtë ndërkohë filmi do të dalë në kinema më 20 mars të vitit të ardhshëm.