Showbiz

Jonas Brothers bëhen gati për turneun e tyre muzikor

Pasi u shkëputën për një kohë të gjatë nga muzika, Jonas Brothers e rigjetën sërish rrugën drejt njëri-tjetrit duke u rikthyer fuqishëm me një hit dhe një album të ri muzikor.

Pak kohë para se të performonin live në “Billboard Music Awards”, ata lajmëruan se do të nisin turneun e tyre muzikor dhe fansat nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.

Momentalisht ata janë në përgatitjet e fundit për nisjën e këtij turneu, të cilit i janë shtuar edhe 2 koncerte të reja në Shtetet e Bashkuara falë kërkesave të shumta të fansave.