Showbiz

Jonida Maliqi i rikthehet muzikës

Prej një kohe të gjatë Jonida Maliqi i ka munguar tregut muzikor shqiptar me projekte të reja por duket se shumë shpejt do të rikthehet.

Në shumë intervista ajo është pyetur se kur do ta shohin në studio për të regjistruar këngë të reja dhe më në fund pritjes i erdhi fundi.

Jonida ka konfirmuar për “Prive.al” se ka përfunduar xhirimet e klipit të prurjes së saj më të re dhe shumë shpejt do ta publikojë në platformat muzikore.

Këngëtarja shtoi se kjo këngë do të jetë e rrymës Pop dhe R&B ndërsa teksti është krijuar nga Olti Curri. Gjithashtu ajo shtoi se në klipin e projektit do të jetë edhe një tjetër personazh i famshëm shqiptar që prej kohësh i mungon ekranit.