Music

Ju prezantojmë me “Spring Mix”, hitet më të mira të sezonit sipas Dj-ve të Top Albania Radio-s!

Kemi lënë pas një dimër të gjatë, monoton, e të zymtë… E tashmë jemi hedhur krahëhapur drejt një sezoni të ri, me diell dhe premtues.

Por sigurisht që kjo periudhë pranvere, nuk mund të quhet e plotë nëse nuk shoqërohet me muzikë të mirë. Jemi krenarë të jemi radio që sjell hitet e para në Shqipëri, e pse jo në botë nga shqiptarët e jo vetëm. E në fillim të çdo stine të re listat tona janë gati për t’u bërë play në varësi të ku ndodheni apo si ndiheni, sepse edhe stilet e DJ-ve rezident të Top Albania Radio-s janë të ndryshme sa është e sigurtë që të gjithë ju do e gjeni diku veten…

Energjia që vjen është e paimagjinueshme kur bëhen bashkë edhe me muzikën e mirë. E kush më mirë se DeeJay-t e Top Albania Radio mund të përzgjedhin këto këngë, të cilat janë të dedikuara 100% për ju?! Me “Spring Mix”, secili DeeJay na sugjeron këngët më ritmike që do t’ju shoqërojnë gjatë sezonit të pranverës…

Dori Dj’s – Spring Mix

Ai është një ndër Dj-të më të njohur të jetës së natës si dhe ka miksuar krah Dj-it me famë botërore, Tiesto në “Havana Sun Festival”, bëhet fjalë për Dori Dj. Karriera e tij ka nisur në “Top Albania Radio” dhe kurrë nuk është larguar prej saj, por qëndron duke seleksionuar me shumë kujdes muzikën dhe menaxhuar programet e TAR.

Përzgjedhjen e tij muzikore e dëgjojmë të dielave në orën 22:00 në “Selected By”. Jo vetëm kaq, por përzgjedhjen e Dorit mund ta ndjekim çdo ditë në “House Nation”. Mesdita e shndërrron Top Albania Radion në një klub të vërtetë ku e ftuar janë të gjithë që arrijnë radion në valët e saj tokësore, digjitale apo online. E tani, Dori Dj na njeh me disa nga hitet më të mira që do të na shoqërojnë këtë sezon. PLAY NOW!

Dj SAIX’s – Spring Mix

SAIX, një nga shtyllat e postproduksionit në Top Albania Radio, DJ dhe Producer. Me fillesat e tij në radiot lokale në vendlindjen Gjirokastër, Saimir Mevlani, njohur ndryshe si SAIX, i është bashkuar stafit të Top Albania Radio-s prej vitit 2012.

Dj SAIX e keni dëgjuar prej kohësh tashmë në emisionin e tij në Top Albania Radio, “Top Albania Classics” çdo të shtunë me muzikën e tij të përzgjedhur të rrymës house dhe deep house. Zbuloni 20 këngët e zgjedhura për ju në këto ditë pranvere nga Dj SAIX… PLAY NOW!

Dj Vini’s – Spring Mix

Dj Vini është një nga Dj rezidentë të Top Albania Radio-s, ndër ata që kanë më shumë vite që punojnë në familjen e madhe të kësaj radio dhe ndër ata që punën e bën me shumë pasion. Përzgjedhjen e tij muzikore së bashku me prezantimin dhe informacionet shoqëruese e dëgjoni në radhën e tij në “Selected by” të dielën në orën 22:00-00:00. Dj Vini është dhe autor i një dokumentari realizuar për fillimet e Top Albania Radios, të cilin e gjeni në kanalin e Top Albania Radios në YouTube.

Jo vetëm kaq, Vini është po ashtu dhe regjisori i “Wake Up”. Është koha të dëgjojmë disa nga hitet më të mira të sezonit që do të na shoqërojnë gjatë kësaj periudhe, përzgjedhur nga ai. PLAY NOW!

Dj XXL’s – Spring Mix

Dj XXL ka shumë vite që është pjesë e botës së muzikës dhe gjithashtu një ndër Dj resident të radios shumë të dashur për të gjithë dëgjuesit, Top Albania Radio. Padyshim që me XXL jeni njohur gjatë të dielave në “Selected By” me muzikën më të mirë të përzgjedhur prej tij, por ai gjithashtu na shoqëron çdo ditë në “Një Këngë Për Ty”.

Dj XXL këtë herë vjen me një tjetër përzgjedhje të tijën. XXL do të na njohë në këtë playlist me 20 këngët më të mira që do t’i dëgjojmë gjatë gjithë këtij sezoni pranveror. PLAY NOW!

Dj Danko’s – Spring Mix

Kemi hyrë zyrtarisht në pranverë dhe ajo që na nevojitet më së shumti është energjia e mirë për të lënë pas ditët e zymta të dimrit. Dhe ja ku gjendemi në playlist-ën e Dj Dankos pikërisht për këtë…

Ai është një djalosh i ri që e nisi karrierën e tij krejt rastësisht duke zbuluar më tej pasionin e tij për muzikën dhe talentin për të miksuar në mënyrën më të bukur. Ju mund të dëgjoni dhe mix-et e tij në “Selected By” e jo vetëm. Krahas punës në Top Albania Radio, Danko është dhe një nga Dj më të kërkuar dhe të preferuar të jetës së natës. Dëgjoni sugjerimet e Dankos për të shoqëruar këto ditë të ngrohta pranvere e për t’u ndjerë sa më mirë… PLAY NOW!

Dj Wizii’s – Spring Mix

Ergys Daci apo siç njihet ndryshe si Wizii Dj, është një ndër Dj më të ri e të talentuar në kryeqytet. Që prej vitit 2015 ai është aktiv duke performuar në klubet më të frekuentuara të Tiranës.

Eksperiencën e tij në radio e ka nisur në 2016-ën ndërkohë që pjesë e TAR është bërë një vit më vonë. Fokusi i tij kryesor janë rrymat “Dance”, “Pop”, R&B”, “House” dhe “EDM”. Si gjithmonë Dj Wizii sjell një frymë tjetër, një freski ndryshe. Zbuloni cilat janë sipas tij disa nga këngët më të mira që do t’ju shoqërojnë gjatë sezonit të pranverës… PLAY NOW!

Dj Ankloe’s – Spring Mix

Një ndër të voglat e familjes së madhe të Top Albania Radio-s është Dj jonë e vetme vajzë, Dj Ankloe. Dashuria e saj për muzikën ka filluar në një moshë fare të vogël, ku tashmë ka rreth pesë vite që e praktikon profesionin e saj si DeeJay. Ajo ka filluar të bëhet tepër e njohur gjatë jetës së natës në Tiranë, përpos suksesit të saj në radion më të dëgjuar e të dashur kudo.

Pasioni i madh që ajo për profesionin e DJ dhe muzikën në tërësi e ka bërë një DJ autodidakte nisur nga miksimet më të vogla në përpunimin e këngëve të ndryshme. Ankloe na ka sugjeruar 20 këngët më të mira sipas saj, që mund t’i dëgjoni nga mëngjesi e deri në darkë këto ditë të ngrohta pranverore… PLAY NOW!

Dj R10 (AI) – Spring Mix

Lindur në Tiranë më 17 nëntor 1991, R10(Al) ka patur gjithmonë një pasion për muzikën. Pavarësisht çdo zhaneri që ai luan, fokusi i tij kanë qënë zhanret elektronike si Trance, Psy-Trance e më vonë u dashurua me zhanret e tjera të stilit ‘Underground’ si Melodic Techno dhe Progressive House. Karriera e tij profesionale ka nisur në vitin 2012 nëpër lokalet më në zë të Tiranës e më vonë pasionin e tij e zhvilloi duke punuar në disa radio të kryeqytetit.

R10(Al) gjithmonë ka synuar të promovojë muzikën elektronike në Shqipëri aq sa në vitin 2016 ai krijoi radion e tij online ku perveç zhanreve që ai pëlqen, përfshihen dhe ato komerciale. Në vitin 2019 ai realizoi 3 festivalet më underground të muzikës elektronike, ku në të tre edicionet pati sukses. Një vit më vonë ai themeloi shtëpinë e tij diskografike të fokusuar vetëm në muzikën elektronike dhe talentet e reja. Që prej fillim vitit 2024, R10(Al) është pjesë e Top Albania Radios. Në këtë playlist, ju mund të njiheni me sugjerimet e tij të para muzikore për të gjithë dëgjuesit tanë besnikë… PLAY NOW!