Aktualitet Politikë

“Ka 5 muaj që vjen vërdallë si memec…”, Bradhi reagon pas deklaratave të Lulzim Bashës!

Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës, i cili po zhvillon një konferencë për shtyp.

“Të të bëjë manual sesi bëhet opozita përgjegjësi kyç që e la partinë 12 vjet në opozitë, që shpalli sot të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë vetëm se shprehin kundërshtin për të kaluar nga dështimi në dështim, deputeti opozitar që ka nga 21 Mars 2022 që nuk vjen në Kuvend, që ska bërë asnjë kallëzim në prokurori kundër Qeverisë dhe asnjë denoncim ndaj Qeverisë, që ka 5 muaj që vjen vërdall si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, edhe pse vendi po rrëshket në autoritarizëm, është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.

Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh. Opozita është në betejë me regjimin e Edi Ramës dhe beteja është e vetmja formë e përballjes me një regjim. Leksionet boshe mbi opozitën kemi 12 vjet që i dëgjojmë dhe realiteti kur zgjohesh nga ëndrra e gjumit të thellë është që Rama vazhdon të jetë Kryeministër! Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë më së pari të vërtetë”, shkruan Bardhi.

Kujtojmë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha pak më herët doli në një konferencë për shtyp ku reagoi lidhur me arrestimin e Berishës.

Lulzim Basha tha se është kujdesur për të ruajtur trashëgiminë politike të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Basha: Rithemelimi dihet që është i izoluar dhe dihet arsyeja e izolimit, kontaktet e mia janë në nivelet më të larta të presidenti Biden dhe nivelet më të larta.  E kam dëgjuar këtë tezë, është një tezë që qarkullon nga një i tretë pasi nuk njeh, por shenjën e barazimit, Berisha ka zgjedhur rrugën e tij dhe ka pasur arsyet e tij, çfarë kam pasur për të thënë e kam thënë, me thënë të drejtën fajin më të madh nuk ia vë atij, natyrisht që ka përgjegjësi, një burrë shteti nuk mund të bjerë në emocione të tilla, fajin më të madh e kanë ata, bënë sikur shkuan tek Berisha sepse u digjte barku për të, që s’kanë lënë gjë pa i thënë. Ne e dimë se s’kanë shkuar për Berishën as për demokratët, kanë shkuar për veten e tyre, se ai stan kishte bylmet më të mirë, sa kam punuar me Berishën s kanë punuar këta, sa jam kujdesur për të ruajtur trashëgiminë e tij politike, peng mirënjohja ndaj tij dhe nevojës për të shpëtuar shtëpinë e demokratëve, po të mendoja për veten time s’do të kishte parti demokratike, e gjitha e pashpresë dhe e tretuar siç është tretur rithemelimi. Kujtdo që bën llogari personale i kujtoj këtyre që bënë llogari personale dhe sot janë zhytur në sindromën e bixhozçiut.