Love & Sex

Ka një arsye se përse burrat e interpretojnë sjelljen miqësore të grave si flirtim!

Me siguri ju ka ndodhur të takoni një koleg të ri, jeni treguar të sjellshme dhe miqësore. Në fakt nga ana mashkullore kjo interpretohet si një lloj flirti. Siç tregoi një studim i Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë disa vite më parë, burrat janë më të prirur për të interpretuar sjelljen miqësore si një sinjal “interesi seksual”, ndërsa gratë kanë më shumë gjasa ta perceptojnë flirtin si mirësi.

Ky hulumtim u krye në mesin e 300 personave të moshës 18-30 vjeç. Përveç kësaj, një studim i ngjashëm u krye në Shtetet e Bashkuara në 2003. Shkenca beson se shkaku i këtij fenomeni qëndron në evolucionin njerëzor. Besohet se burrat kanë evoluar në mënyrë që edhe shenja më e vogël e vëmendjes femërore të përjetohet seksualisht për të mos humbur mundësinë për t’u riprodhuar, ndërsa gratë thuhet se kanë evoluar në mënyrë që të perceptojnë më pak interesin seksual.

Nëse mendoni se të flirtoni është gjëja më e thjeshtë në botë e keni shumë gabim. Për të pasur sukses në flirtim fillimisht gjëja e parë që duhet është të keni besim. Personi që ju intereson do të dallojë dinamikën në karakterin tuaj dhe do të dëshirojë patjetër t’ju takojë.

Ndërkaq, pyetja është si duhet të silleni kur dikush tjetër flirton me partnerin tuaj? Përpiquni të kontrolloni emocionet dhe nëse jepni përgjigjen e duhur. Analizo nëse ja vlen të reagosh duke vëzhguar më parë kontekstin e situatës. Mbi të gjitha, kujto se nuk është faji i partnerit tënd nëse dikush përpiqet të flirtojë me të.