Showbiz

Kastro Zizo: “Dashuria është për fukarenjtë”

Kastro Zizo mbrëmjen e kaluar ka qenë i ftuar në “Top Show Magazine” ku ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë.

Megjithëse ai njihet si një personazh i drejtpërdrejtë gjithmonë ka pasur momente kur na ka shfaqur anën e tij të ndjeshme. Por, duket se ka diçka shumë të rëndësishme në të cilën Kastro nuk beson dhe ajo është dashuria.

Sipas tij dashuria nuk ekziston, dhe nëse po atëherë është për fukarenjtë. “Nuk kam rënë asnjëherë në dashuri, edhe kur kam bërë dy fëmijët kanë qenë momente impulsive. Ka qenë spazma jo dashuria” ,tregoi këngëtari dhe moderatori.

Ai shtoi se njerëzit që dashurohen janë injorantë dhe se askush nuk duhet të dashurojë më. Kastro Zizo përfundoi deklaratën e tij duke thënë se në 50 vitet e ardhshme dashuria nuk do të ekzistojë më.