Showbiz

Kastro Zizo tërheq deklaratën e djeshme, tashmë kërkon një vajzë për t’u martuar

Deklarata famëkeqe e Kastro Zizos se nuk ka dashuruar asnjëherë dhe se dashuria nuk duhet të ekzistojë pasi është për fukarenjtë, bëri namin në median rozë.

Fjalët e tij janë komentuar shumë madje një pjesë e publikut është irrituar dhe ka nisur të dalë kundra fjalëve por edhe vetë këngëtarit. Pas trazirave Kastro pranoi se gjithçka ishte një gënjeshtër.

Me anë të një deklarate të dytë të postuar në historinë e Instagram-it, këngëtari dhe moderatori shkroi se e gjitha ishte për show dhe i kërkoi publikut të mos besojë gjithçka që sheh në media.

“Unë e bëra se kështu mu tek, se i kam mundësitë për ta bërë. Kam dashuruar shumë në jetë dhe do vazhdoj të dashuroj” ,shkroi Kastro duke shtuar me humor se është në kërkim të një super goce për ta martuar.