Showbiz

Kate Beckinsale dhe Pete Davidson konfirmojnë romancën

Dyshja e aktorëve Kate Backinsale dhe Pete Davidson nuk po e fshehin më lidhjen e tyre.

Javët e fundit në median rozë aludohet se ata janë përfshirë në një lidhje dashurie pasi u panë së bashku dalë nga një restorant në Los Angeles duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme Kate dhe Pete përkatësisht 45 dhe 25-vjeç u fotografuan teksa po putheshin gjatë një ndeshje futbolli.

Komediani Davidson pati një fejesë të shkurtër me këngëtaren e famshme Ariana Grande që mori fund të muajin tetor të vitit të kaluar.