Në Kategorinë Superiore, sot luhen 4 ndeshjet e tjera të Javës së 13-të që nisi dje me përballjen Vllaznia-Teuta, e cila përfundoi me fitoren minimale 1-0 të shkodranëve. Në 13:30 startojnë: Laçi-Kukësi, Bylis-Tirana e Kastrioti-Skënderbeu.
Ato duhej të fillonin në 13:45 por për shkak të motit të keq u vendos të nisin 15 minuta më herët. Ndërkaq, Partizani-Apolonia do të luhet në 16:45. Të gjitha ndeshjet pritet të transmetohen live dhe ekskluzivisht në ekranin e Supersport.