Fashion

Katër mënyra për të stiluar këpucët klasike, këpucët e preferuara të modës!

Shyqyr Zotit sezoni i këpucëve klasike ose loafers është kthyer. Dhe ndërsa nuk largohen kurrë nga top pesëshen e këpucëve, ata janë duke shijuar një rritje mjaft të popullaritetit për momentin. Që do të thotë se mund të prisni opsione të shkëlqyera nga pothuajse çdo markë që prodhon këpucë. E bukura e loafer është se janë këpucët më të lehta për t’i kombinuar dhe mund t’i vishni me çdo gjë. Dëshironi disa ide se si të vishni tuajat derisa tabani i tyre të prishet? Shikoni më poshtë katër mënyra me stil për t’i veshur.

01. Loafers dhe ngjyra kaki

Loafers dhe ngjyra kaki janë një kombinim klasik. Megjithatë, nëse mendimi gërmon kujtimet e këqija të uniformave të shkollës së mesme, mos kini frikë. Këto këpucë lëkure me shkëlqim, të zbukuruar me tela me gjemba nga Burberry janë në krye të klasit të tyre. E kombinuar me pantallona kargo nga Rhude dhe një xhaketë sportive të butë nga Jacquemus.

02. Retro dhe xhins

Këpucët klasike bardh e zi kanë një tërheqje të viteve 1950 që mund ta mbani në të gjithë veshjen tuaj nëse jeni në humor të dukeni të pastër. Mbajeni xhinsin tuaj të hollë dhe të shkurtër (këtu, ne kemi zgjedhur një palë Gucci) dhe këmishën tuaj me vija. Përfundoni me një xhaketë kamoshi nga TOM FORD, një shtesë e përjetshme për çdo veshje.

03. Me pantallona të shkurtra

 

Po, me pantallona të shkurtra. Loafers, stiluar si duhet, mund të vishen me veshje mjaft të holla gjatë sezonit të ngrohtë. Pantallonat e shkurtra chino të thjeshta, si këto nga AMIRI, janë një zgjedhje e zgjuar, siç janë edhe këto këpucë të forta me taban gome nga Yuketen. Në krye, ne kemi zgjedhur një këmishë KENZO me kopsa të vendosura nën një xhaketë xhins të gjerë dhe të prerë nga The Row. Këto çorape me shirita nga Beams Plus dhe një kapele nga KAPITAL e plotësojnë këtë pamje.

04. Kombinimi me pallto

Takim me miqtë në pijetore? Niseni për në universitet? Ju mund dhe duhet të vishni këto këpucë klasike me pantallonat tuaja sportive. Vetëm sigurohuni që pantallonat sportive të jenë të pastra, të rregullta dhe të freskëta si këto nga Acne Studios. Dhe kombinojini ato me një këmishë me kopsa. Shtoni këpucë klasike me thekë nga G.H. Bass & Co., çorape të bardha dhe një pallto dhe dukeni të kompletuar.