Fashion

Çfarë simbolizon ngjyra e kuqe?! Pse truri ynë e lidh atë me pasionin?

Pse truri ynë e lidh ngjyrën e kuqe me tërheqjen dhe dëshirën?  Duke shfrytëzuar fuqinë e psikologjisë së ngjyrave, ekziston një mënyrë tepër e thjeshtë për të rritur shanset tuaja për t’u vlerësuar si tërheqës, rrethohuni me ngjyrën e kuqe. Një grup kërkimesh në rritje zbulon se ngjyra e kuqe lidhet fort me tërheqjen heteroseksuale. Ajo funksionon për të dy gjinitë, por në mënyra të ndryshme për burrat dhe gratë. Efekti është aq i fortë sa funksionon edhe nëse burri ose gruaja nuk janë të veshur me të kuqe, por thjesht i rrethuar me të kuqe ose në një sfond të kuq.

Studiuesit nga pesë universitete në mbarë globin kryen një seri prej shtatë eksperimentesh për të testuar pikërisht këtë. Ata zbuluan se pavarësisht nga mosha dhe prejardhja kulturore, gratë vazhdimisht i vlerësonin fotot e burrave si më tërheqëse dhe interesante kur ngjyra e kuqe lidhej me burrin. Fotot e meshkujve të veshur me këmisha të kuqe konsideroheshin më tërheqëse, të dëshirueshme si dhe më të fuqishme krahasuar me këmisha blu, gri apo të bardhë. Studiuesit zbuluan se edhe prania e thjeshtë e ngjyrës së kuqe kishte një ndikim në atraktivitetin. Kur fotot kishin një kufi të kuq, përsëri, burri konsiderohej më tërheqës nga pjesëmarrësit. Megjithatë, një paralajmërim për meshkujt, ju lutemi mos e merrni me idenë e pantallonave të kuqe….

Burrat i vlerësojnë gratë me të kuqe si më tërheqëse seksualisht. E kuqja është lidhur prej kohësh me pasionin dhe seksin. Mendoni për trëndafilat e kuq, buzëkuqin e kuq të ndezur. Në Hollywood, ngjyra e kuqe ka simbolizuar atraktivitetin femëror në filma të panumërt. Por, përveç dëshmive kulturore, kërkimet shkencore kanë gjetur gjithashtu se burrat i konsiderojnë gratë me të kuqe si më tërheqëse seksualisht, krahasuar me ngjyrat e tjera. Në një seri prej pesë eksperimentesh, psikologët Andrew Elliot dhe Daniela Niesta zbuluan se ngjyra e kuqe “i shtyn burrat t’i shohin gratë si më tërheqëse dhe më të dëshirueshme seksualisht”. Një studim zbuloi se burrat u jepnin bakshish më të larta kamariereve të veshura me të kuqe, krahasuar me kamerieret me të bardha.