Celebrities

Katy Perry dhe Orlando Bloom dinë si të jenë gjithmonë aty për njëri-tjetrin!

Këngëtarja 36-vjeçare e thirri të fejuarin e saj në skenë në Qendrën e Wallis Annenberg në Beverly Hills, pasi njoftoi se korseja e fustanit të saj madhështor ishte shumë e ngushtë, që do të thotë se fillimisht ajo nuk po mundte dot të performonte. Duke zbukuruar skenën ylli i popit dhe i hitit ‘I Kissed A Girl’ tha:

Përshëndetje! Orlando, a mund të ma heqësh korsen, është pak e ngushtë. Unë nuk mund të këndoj.

Aktori 44-vjeçar u ngrit në këmbë dhe shumë shpejt dhe u ngjit në skenë për të ndihmuar partneren e tij, e cila ishte duke pritur që ai t’ia lironte korsen. Ajo dëgjohet duke thënë se:

Tërhiqe deri në fund! Unë kam një brez këtu.Deri në fund, në rregull tani mund të marr frymë!

Ajo bëri shaka me turmën, e cila shpejt shpërtheu në brohoritje të mëtejshme. Ndërsa Orlando u kthye në vendin e tij, Katy nuk ngurroi që ta thoshte:

 Heroi im!

Rikujtojmë gjithashtu se së fundmi këngëtarja bukuroshe dhe shumë e dashur nga të gjithë ka festuar në lidhje me suksesin që albumi i saj i publikuar në vitit 2020, ka arritur një miliard transmetime në aplikacionin e njohur të muzikës Spotify. E për të gjithë këtë falenderimet i shkojnë rrjetit social TikTok, i cili e ka bërë këngën e saj virale dhe mjaft të dashur për të gjithë.

Albumi i gjashtë në studio i Katy Perry, Smile kohët e fundit u bë shumë i famshëm edhe pse ka më shumë se një vit që pasi është publikuar. Falë aplikacionit TikTok kjo këngë është kthyer në një trend.

Ylli i pop-it e ka festuar këtë arritje të albumit të saj. Ajo përveç postimve në rrjetin social Instagram ku ka shkruar se:

1 Miliard TOTAL @SPOTIFY stream #SMILE koha për të nxjerrë tullumbacet e mëdha,faleminderit KC!