Celebrities Music

Katy Perry feston suksesin e albumit të saj!

Së fundmi këngëtarja shumë e dashur nga të gjithë Katy Perry ka festuar në lidhje me suksesin që albumi i saj i publikuar në vitit 2020, ka arritur një miliard transmetime në aplikacionin e njohur Spotify. E për të gjithë këtë falenderimet i shkojnë rrjetit social TikTok, i cili e ka bërë këngën virale dhe mjaft të dashur për të gjithë.

Albumi i gjashtë në studio i Katy Perry, Smile kohët e fundit u bë shumë i famshëm edhe pse ka më shumë se një vit që pasi është publikuar. Falë aplikacionit TikTok kjo këngë është kthyer në një trend.

Ylli i pop-it e ka festuar këtë arritje të albumit të saj. Ajo përveç postimve në rrjetin social Instagram ku ka shkruar se:

1 Miliard TOTAL @SPOTIFY stream #SMILE koha për të nxjerrë tullumbacet e mëdha,faleminderit KC!

Perry mbante në dorë disa tullumbace të kuq me shkëlqim ndërkohë që pozonte me një fustan rozë të ngushtë e të gjatë i cili kishte një të çarë deri tek kofsha. Ajo kishte vendosur që buzët dhe flokët e saj t’i kishte pothuajse në të njëjtën ngjyrë.

Falë trendit, Harleys në Hawaii tani kjo këngë e Katy-t në Spotify ka grumbulluar më shumë se 114 milion klikime. Kënga tejkaloi hitet e saj të mëparshme duke përfshirë Dark Horse, Roar dhe Last Friday Night.

Romanca e Katy Perry me të fejuarin e saj Orlando Bloom po shkon shumë mirë prej pesë viteve tanimë. Por marrëdhënia e saj me ish -in e tij, Miranda Kerr është ajo që na ka lënë të gjithëve pa fjalë. Kerr në një intervistë të dhënë së fundmi ka habitur me deklaratën e saj,

Është e sigurt të them që e dua atë më shumë se babai i fëmijës tim. Tetë vite nga divorci, ai është si një vëlla për mua dhe shumicën e kohës, një vëlla i bezdisshëm. Kështu që ajo më ndihmon të merrem me të sepse mund të merret me të dhe unë i jam shumë mirënjohëse. Sepse thjesht heq presionin nga unë.

Në ditëlindjen e parë të vajzës së Katy-t duket se do të ketë pranë gjithë familjarët e saj, përfshirë Miranda-n.