Celebrities Gossip Showbiz

Kida me një projekt të ri muzikor, ja se si do të titullohet!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur, pasi së fundmi ka treguar grimin e saj profesional, por jo për ndonjë koncert, por për xhirime. E dukej se nuk na duhej të prisnim shumë gjatë për surprizën e radhës nga artistja. E ditën e sotme Kida ka treguar më shumë rreth këngës së saj të re, ku ka publikuar të video me në sfond pak nga kënga e saj. Gjithashtu bukuroshja na ka treguar se ky projekt muzikor titullohet “Leje” dhe se do të publikohet shumë shpejt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDA (@kida)

Kida dhe Dafina kanë publikuar projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Ai me mu so”, bashkëpunimi i dytë pas ‘Luje belin’. Vetëm brenda dy muajve dueti numëron afro 10 milion klikime në platformën YouTube duke u konsideruar kështu një sukses i vërtetë. Epo nuk mund të ndodhte ndryshe mes dy artisteve si Dafi dhe Kida.