Showbiz

Kim dhe Kanye bëhen prindër të një vajze, fansat besojnë se Kylie është nëna surrogate

Pak orë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West lajmëruan nëpërmjet rrjeteve sociale se u bënë prindër për herë të tretë. Foshnja që lindi pas mesnate dhe peshon 3.1kg gëzon shëndet të plotë dhe çifti i famshëm është në qiellin e 7-të.

Mesa duket fansat e tyre nuk po i lejojnë të shijojnë faktin që u bënë sërish prindër pasi një pjesë e mirë e tyre besojnë në një teori konspirative shumë të çuditshme. Publiku dhe fanatikët e “Keeping up with the Kardashians” janë të bindur se Kylie Jenner është nëna surrogate e fëmijës së Kim dhe Kanye.

Dy ditë më parë një faqe në Facebook e quajtur “The Morning Breathers” shpërndanë një ‘screenshot’ ku tregohej se Kylie është dërguar me urgjencë në spital ndërsa dy ditë më vonë lind vogëlushja, nënën surrogate të së cilës nuk e kemi parë kurrë.

Fansat kanë mbushur rrjetin social Twitter duke postuar pa fund për këtë teori të re konspirative ndërkohë që kërkojnë akoma më shumë të dhëna për ta vërtetuar atë. I dyshimtë është edhe fakti se Kim nuk e ftoi nënën surrogate tek festa e saj “baby shower” kjo sepse ajo ishte aty, si pjestare e familjes, pra ishte Kylie jo një grua e huaj.

Ende pritet që më e vogla e klanit Kardashian-Jenner të konfirmojë shtatzaninë e saj edhe pse ajo po e injoron krejtësisht situatën.