Tech

Kishte ardhur momenti, Instagram shton një opsion të ri dhe jemi të bindur që do ta pëlqeni!

Së fundmi rrjeti social Instagram ka prezantuar një veçori të re që e quan ‘Private Story Likes’ (pëlqimet në story), që ju lejon të pëlqeni InstaStory-n e dikujt pa i dërguar një DM. Më parë, çdo përgjigje që i dërgonit dikujt në lidhje me një Story, qoftë kjo një emoji apo një mesazh i plotë shfaqej si përgjigje në mesazhet e tyre.

Me këtë veçori të re, ju mund të tregoni njëfarë vlerësimi për një Story pa e dërguar si mesazh, por si reagim. Ndërkaq, kreu i Instagramit Adam Mosseri tha se:

Pra, tani, ndërsa kaloni nëpër Stories, mes mesazhit dhe aeroplanit të vogël letre, do të ketë edhe një ikonë zemre dhe nëse e prekni, ai do t’i dërgojë autorit të asaj Story një pëlqim dhe ky pëlqim do të shfaqet atje ku përdoruesi shikon viewers (personat që e kanë parë Story-n), jo në mesazhet me ta. 

Për pëlqimet në Stories, nuk do të shihni një numërim publik, megjithëse mund të shihni se kush ka lënë një pëlqim në Story-t tuaja.

Ideja këtu është të sigurohemi që njerëzit të mund të shprehin më shumë mbështetje për njëri-tjetrin, por edhe të pastrojnë pak DM-të.

Ndërkaq, a do të paguanit për të parë video dhe foto në Instagram? Pronari i platformës së medias sociale mendon që edhe mund ta bëni. Meta, kompania mëmë e Instagram, ka planifikuar një program pilot që do të lejojë një grup të vogël përdoruesish që të ofrojë abonime me pagesë për materiale ekskluzive për video “live” dhe “story”.

Ata mund të kërkojnë një pagesë minimale, duke filluar nga 99 cent, e deri në 100 dollarë në muaj. Për momentin, të gjitha paratë do t’i marrin krijuesit e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi Facebook, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm. CEO, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u mbajë krijuesve më shumë se 30%.