Showbiz

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri, a do të anulohet koncerti i Malumës?!

Javë më parë ardhja e Malumës në Shqipëri ka lumturuar pa fund fansat e tij ndërkohë që qindra njerëz menjëherë kanë blerë biletat për të parë yllin e muzikës në Tiranë.

Maluma pritej të performonte live, ditën e shtunë më 14 mars por ditën e sotme nuk dihet nëse shfaqja e tij e madhe do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza.

E gjitha kjo për shkak të konfirmimit të dy rasteve më Koronavirus në Tiranë mëngjesin e ditës së sotme që ka alarmuar qytetarët sakaq Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa për përballimin e situatës.

Konkretisht ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur urdhrin për mbylljen e shkollave, anulimin e të gjitha aktiviteteve, tubimeve dhe koncerteve deri më 3 prill.

Sigurisht që në bazë të këtij vendimi mund të përfshihet edhe koncerti i yllit latin Maluma megjithëse ky i fundit ende nuk ka reaguar.