Rajoni

Kosovë, mbreti Abdullah i Jordanisë viziton Prishtinën

Mbreti i Jordanisë u prit më pas në takime të veçanta nga krerët institucionalë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Isa Mustafa. Temë diskutimi në këto takime, përveç të tjerash ishin edhe zhvillimet e fundit në Francë, pas sulmeve terroriste. Në një konferencë për mediat me Presidenten Jahjaga, Mbreti i Jordanisë e cilësoi si përballje me luftën e tretë kundër njerëzimit, atë që po ndodh në botë. Presidentja Jahjaga garantoi se, Kosova nuk do të jetë vend strehues dhe as tranzit i grupeve teroriste.