Aktualitet

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi sot mandatet midis subjekteve zgjedhore dhe përcaktimin e kandidatëve fitues në të gjitha zonat zgjedhore të vendit.

Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi theksoi:

Në hartimin e projektaktit përfundimtar do të merret parasysh edhe pretendimi i Partisë Demokratike për përcaktimin e përkatësisë politike të kandidatëve fitues të rastit kur këto parti politike janë pjesë e një koaliconi. Pretendimi qëndron e do e reflektojmë në zbardhjen e projektaktit. Në rastet kur kandidatët fitues janë pjesë e listës shumëemërore të një koalicioni do jetë e përcaktuar edhe partia politike të cilës i përket kandidati fitues.

Celibashi detajoi shpërndarjen e mandateve:

Qarku Gjirokastër:

PS 3, PD-AN, 1

Qarku Dibër:

PD 3, PS, 2 mandate

Qarku Durrës:

PS 8, PD 6 mandate

Qarku Tiranë:

PS 18 mandate, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1

Qarku Shkodër:

PD 5, PS 3, PSD 2, LSI 1

Qarku Berat:

PS 5, PD, 2

Qarku Kukës:

PD 2, PS 1

Qarku Korçë:

PS 6 mandate dhe PD 5

Qarku Lezhë:

PD 4 mandate, PS 3

Qarku Vlorë:

PS 8 mandate, PD 4 mandate

Qarku Elbasan:

PS 8 mandate, PD 6

Qarku Fier:

PS 9 mandate, PD 6 dhe LSI 1

Në rang vendi, Partia Socialiste fitoi në zgjedhje 74 mandate deputetësh, Partia Demokratike 59, Lëvizja Socialiste për Integrim 4 dhe Partia Social Demokrate 3.