Celebrities Gossip Lifestyle Showbiz

Kritikuan peshën e gruas së tij, Pierce Brosnan reagon kështu ndaj dashakeqësve!

Stereotipet dhe paragjykimet e shoqërisë kanë ndikim edhe tek të famshmit. Këtë herë, ishte bashkëshortja e Pierce Brosnan, Keely Shaye Smith e cila u turpërua hapur nga komentuesit dashakeqës të rrjeteve sociale. Jo shumë kohë më vonë, postimi u fshi, por Brosnan e mbrojti gruan e tij dhe u bë një hero i jetës së saj. Pierce dhe Keely kanë qenë të martuar për më shumë se 20 vjet. Që atëherë, Pierce është shquar për dashamirësinë e treguar ndaj saj. Me një qëndrim të vendosur, ai i tregoi edhe një herë botës se çfarë është dashuria e vërtetë.

Disa komentues dashakeqës në rrjetin social Facebook kritikuan peshën e Keely teksa publikuan një foto të vjetër të Pierce dhe saj duke pozuar buzë detit dhe duke vënë në dukje ndryshimin në trupat e çiftit. Edhe pse postimi u fshi, Pierce iu përgjigj fyerjeve ndaj gruas së tij.

Ai u përgjigj duke thënë se:

Unë e dua çdo formë të trupit të saj. Ajo është gruaja më e bukur në sytë e mi.

Ai e donte për shkak të cilësive që ajo ka si person dhe kjo dashuri e tij u zgjerua pasi u bë baba i 2 fëmijëve të tyre së bashku. Pierce është krenar për gruan e tij dhe këtë e deklaron kudo.

Kjo nuk është hera e parë që Pierce tregon publikisht dashurinë ndaj gruas së tij. Dashuria ka qenë e shenjtë për Pierce Brosnan për shkak të fëmijërisë së tij të vështirë.

Ai u keqtrajtua kur ishte fëmijë dhe kishte mungesën e një figure babai teksa rritej. Kjo e bëri atë të vlerësonte atësinë dhe të kishte rrënjë më të forta familjare, ndërkohë që zgjodhi të fokusohej në të ardhmen e tij në vend që të ndalej në të kaluarën e vështirë. Bota e njihte atë si James Bond, por pas suksesit dhe famës fshihet një histori tragjedie.

Pierce Brosnan humbi gruan e tij të parë nga kanceri, por i rriti fëmijët e tij i vetëm. Vite më vonë jeta i mori vajzën e vetme për shkak të së njëjtës sëmundje. Por fati e kishte parashikuar një fillim të ri. Ne duam t’ju tregojmë historinë e aktorit irlandez i cili i kaloi të gjitha betejat e tij me gjënë më të rëndësishme, dashurinë për familjen. Zbuloni më shumë në këtë link.