Rajoni

Kryediplomati turk Çavusoglu vizitë në Greqi, deklaratat e tij shkaktojnë tensione!

Greqia reagoi ashpër ndaj një deklarate të Ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili tha se “përfaqësuesit e një pakice myslimane në Greqinë veriore janë turq dhe nuk gëzojnë të drejta të plota qytetare”. Komentet i bëri gjatë një vizite private në rajonin verior grek të Thrakisë, një ditë para takimeve zyrtare në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe homologun Nikos Dendias.

Dëshirojmë që turqit në Thraki të gëzojnë të njëjtat të drejta që i sigurojmë ne Kishës Ortodokse Greke dhe pakicës greke!

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Greke, Alexandros Papaioannou:

Një shekull pasi të dy vendet zhvilluan një luftë që zhvendosi më shumë se një milion njerëz në të dy anët e kufirit, Turqia thotë se komuniteti mysliman me rreth 120 mijë njerëz në rajon është pakicë turke, një qëndrim i refuzuar nga Athina, që i quan “myslimanë grekë”.

Përpjekjet e vazhdueshme të Turqisë për të shtrembëruar realitetin, si dhe pretendimet e saj për mungesë të mbrojtjes së të drejtave të këtyre shtetasve ose diskriminim, janë të pabazuara dhe refuzohen plotësisht!

Greqia dhe Turqia, që të dyja anëtare të NATO-s janë në mosmarrëveshje për çështje të ndryshme, që nga pretendimet territoriale detare në Mesdheun lindor deri te statusi i Qipros dhe problemi me emigrantët.

Vitin e kaluar, Turqia dhe Greqia ishin pranë një konflikti të armatosur kur anijet e tyre iu afruan njëra-tjetrës gjatë një mosmarrëveshjeje për kërkimet e gazit.
Tensionet janë lehtësuar pak muajt e fundit pasi zyrtarët rifilluan bisedimet mbi mosmarrëveshjet e tyre pas një ndërprerjeje pesë-vjeçare.