Celebrities Gossip Showbiz

Kudo po flitet se Dafina ka nisur një romancë të re, por Dj Geek bën veprimin e papritur për të në koncert!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.

Duket se pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina ka nisur një romancë të re. Kudo po qarkullojnë pamjet ku shihen Dafina me të dashurin e saj të ri të fotografuar në Prishtinë. Mes tyre nuk mungojnë as momentet pasionante, si prekjet dhe përqafimet. E nëse jeni kuriozë se çfarë mendimi ka lidhur me këto lajme ish- partneri i saj, epo duket se nuk është aspak problem për të.

Edhe pse ende nuk kemi një ndarje të konfirmuar, Geek vazhdon ende të mbetet pjesë e grupit të saj të punës e nga koncerti më i fundit i artistes ai ka publikuar një video ku shfaqet duke kënduar plot pasion një nga bashkëpunimet e saj më të fundit ‘Süße’ me Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Së fundmi, Dafi ka paralajmëruar se do të publikojë një duet me Yll Limanin. Kjo nuk është hera e parë që dyshja ‘bashkojnë forcat’ pasi 2 vite më parë, artistët kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm me ‘Mos shko’, ndaj ky projekt po pritet me padurim nga ndjekësit e tyre.