Sport

Kuqezinjtë zhgënjejnë dhe kapitullojnë pa kushte në Londër/ Anglia na shënon plot 5 gola ndërsa Strakosha lodhet duke nxjerrë topat nga rrjeta.

Në fillim kuqezinjtë gabuan në pozicionimin pas një goditje standarte dhe Meguajër i vetëm e ka të lehtë të shënojë, 1-0.

Në minutën e 14’ Uzuni merr një dhuratë nga mbrojtja angleze, por në mënyrë të pabesueshme gabon para Pikford, duke u hipnotizuar nga portieri anglez.

Në minutën e 18’ atë që nuk e bëri Uzuni e bëri shumë shpejt harry Kane. Sulmuesi realizon ashtu si Maguirre me kokë për të realizuar golin e dytë.

Në minutën e 28’ ishte henderson ai që e çoi rezultatin në shifrat 3 me 0 për “tre luanët”.

Në minutën e 32’ Harry Kane shënoi golin e dytë personal në ktë ndeshje duke e çuar rezultatin në shifrat 4 me 0. Ky ishte goli i 7 në 7 ndeshje i sulmuesit anglez.

Në 2 minutat shtesë të pjesës së parë Harry Kane shënon një gol të bukur me gjysëm kthese pas goditjes së këndit. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me rezultatin 5 me 0 për anglezët dhe më keq se kaq nuk mund të shkonte.

Në Uembley po luhet ndeshja e parafundit në grupin kualifikues të Kombëtares që korespondon të jetë kundër Anglisë. Kuqezinjve u duhet një mrekulli, pasi asgjë tjetër përveç tre pikëve nuk do t’i bënte punë pavarësisht se në tokën angleze askush në histori nga kuqezinjtë nuk ka shënuar.

Ndërkohë trajneri Reja ka publikuar edhe formacionin zyrtar duke befasuar me portën aty ku Thomas Strakosha është zgjedhur para kapitenit Etrit Berisha. Në mbrojtje do jetë treshja Bare, Gjasula dhe Bajrami të cilët do mbështeten nga krahët nga Hysaj dhe Trashi. Dyshja e sulmit do jetë e përbërë nga Cikaleshi dhe Uzuni.