Aktualitet

Kuvendi voton sot Kodin zgjedhor të ndryshuar

Maxhoranca do të tentojë të miratojë sot në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimet kushtetuese për listat e kandidatëve e koalicionet që duhet të reflektohen në Kodin Zgjdhor. Edhe pse nuk është gjetur dakordësia paraprake me Opozitën Parlamentare, Kryeministri Rama tha se ndryshimet do të votohen se sipas tij “PS ka bërë e dhënë shumë më shumë seç duhet në këtë proces për Reformën Zgjedhore”.

Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës por edhe Opozita e Bashkuar vijuan apelet e tyre, duke i kërkuar Maxhorancës të mos i votojë në mënyrë të njëanshme ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ata i cilësojnë këto ndryshime si shkelje të Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe konsensusit të arritur me ndërmjetësimin ndërkombëtar. Mbetet vendimtar qëndrimi që do të mbajnë deputetët e Opozitës parlamentare nëse do të bashkojnë apo jo votat me PS-në në Kuvend.